Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor është publikuar të mërkurën mbrëma një deklaratë 20 pikëshe.
Në deklaratë është përmendur edhe riafirmimi i plotë për dialogun Kosovë – Serbi.
Në pikën gjashtë të deklaratës thuhet se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë partnerët në rrugën e tyre drejt Evropës.










