Arrestohen tre persona të dyshuar për krim të organizuar, sekuestrohet mbi një milion euro pasuri.
Prishtinë, 25 nëntor 2026 – Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të mërkurën më 25.11.2026 hetuesit nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Kibernetike, kanë zhvilluar një operacion policor, të mbështetur edhe njësitë tjera hetuese, Njësitë Speciale (FIT) dhe AKI– ja, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Ky aksion, është realizuar në katër lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale:
• “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”,
• “Mashtrimi” dhe
• “Shpëlarja e parave”.
Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë:










