Adnan Syla, gastronom i njohur në Gjilan, tashmë është pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e subjektit politik Guxo.
Syla ka marrë mandatin e asamblistit në vend të Naser Arifit, i cili është emëruar këshilltar i parë i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Ndërkohë, Hekuran Rapuca është emëruar në krye të Inspeksionit, duke bërë që të ketë ndryshime në përfaqësimin e subjektit Guxo në Kuvendin Komunal.
Adnan Syla është betuar sot zyrtarisht në Kuvendin Komunal të Gjilanit, duke iu bashkuar kështu legjislaturës aktuale si anëtari më i ri i këtij institucioni./Radio Star/










