Në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, e cila është organizuar nga Qeveria e Kosovës edhe Komuna e Kamenicës është duke e zhvilluar këtë aktivitet që nga data 15 shtator.
Task forca komunale e ka ndarë Kamenicën në 17 zona ku duhet të intervenohet dhe sot ka përfunduar aksioni për pastrimin e deponisë me mbetje të ngurta në fshatin Topanicë, i cilësuar si zonë e parë për intervenim.
Pas pastrimit të zonës së parë, nga nesër do të fillohet me pastrimin e zonës së dytë të identifikuar nga task forca komunale, zonë kjo e cila gjendet në fshatin Koretin.
“Falënderojmë dy kompanitë private Fortuna Shpk dhe Global Projekt, qytetarët e vullnetarët që na ndihmuan për pastrimin e deponisë në Topanicë. Më poshtë mund t’i shihni fotot se si ka qenë deponia me mbetje të ngurta në Topanicë dhe si është tani pas pastrimit të saj”, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës.
Kamenicë: Përfundon pastrimi i zonës së parë
Ndani këtë artikull