Komuna e Gjilanit, për nder të 28 Nëntorit, ka nisur aktivitetet festive me homazhe te Kodra e Dëshmorëve, duke nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Shënimi i kësaj dite të rëndësishme kombëtare ka vazhduar me mbajtjen e seancës solemne të Kuvendit Komunal, ku u përkujtua rrugëtimi historik i popullit shqiptar dhe kontributi i brezave ndër vite për liri dhe pavarësi.
28 Nëntori mbetet simbol i krenarisë, unitetit dhe identitetit tonë kombëtar.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Urime 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen! 🇦🇱










