Në kuadër të bashkëpunimit të Degës së PDK-së në Gjilan me Misionin e KFOR-it për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT), selinë e Degës sot e vizitoi, komandanti I LMT-së i ushtrisë turke në kuadër të KFOR-it, në Gjilan, kapiteni Buërra Albajrak.
Çështjet për të cilat biseduam, sipas interesimit të komandantit Albajrak, ishin roli dhe ndikimi I PDK-së si parti që ka pushtetin qendror, në zhvillimet aktuale politike në Kosovë , e në këtë kuadër, biseduam edhe për rrjedhat aktuale politike, të sigurisë etj, në përgjithësi në Republikën e Kosovës si dhe ato të nivelin lokal.
Investimi I PDK-së si në nivelin qendror dhe atë lokal, ka qenë dhe është parësor për mirëqenien e qytetarëve të saj, për avansimin e një zhvillimi të gjithmbarshëm ekonomik dhe politik me orientime të qarta euro perëndimore duke respektuar kontributin e të gjithë miqve tanë, partner në zhvillimin dhe prosperimin e Republikës së Kosovës, në këtë plan.
Me këtë rast, në emër të degës së PDK-së, e falenderova për bashkëpunim, kapitenin Albajrak, duke shprehë gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejm në interes të qyetarëve tanë dhe të komunës, gatishmëri kjo e shprehur gjithsesi edhe nga ana e z. Albajrak.
Shefik Surdulli, sekretar i Degës së PDK, Gjilan