Komandati i KFOR, Roberto Vergori, ka zhvilluar vizitë te Ura e Ibrit në Mitrovicë, duke theksuar përkushtimin për siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në postimin e KFOR në facebook thuhet:
KFOR-i mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.
Prioriteti i KFOR-it është ruajtja e transparencës, konsistencës dhe gatishmërisë, duke nxitur një të ardhme paqësore me mundësi për brezat që vijnë.
Misioni i KFOR-it është të ndihmojë në krijimin dhe ruajtjen e kushteve për një paqe të qëndrueshme, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë nga OKB-ja.










