KFOR ka njoftuar se në kampin Film City, është zhvilluar një ceremoni e ndarjes së medaljeve.
Në njoftim shtohet edhe se, kjo ceremoni ka shënuar një moment të rëndësishëm vlerësimi për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar nga personeli i KFOR-it.
‘’Ceremonia e ndarjes së medaljeve në Kampin Film City shënoi një moment të rëndësishëm vlerësimi për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar nga personeli i KFOR-it gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Krenarë që shërbejmë nën flamurin e NATO-s, duke kontribuar në krijimin e kushteve për përparim për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’’, thuhet në njoftim.










