Fshati Përlepnicë është duke vazhduar punën për pastrimin e ambientit, duke bërë kështu që të angazhohen banorët e fshatit, por edhe biznesi privat përmes punëtorëve në pastrimin e hapësirave publike, rrugëve, trotuareve hapësirave të gjelbra etj.
Në këtë vendbanim janë pastruar rrugët kryesore, pjesa e lumit, pastaj rruga e cila shpie në drejtim të Pendës, hapësirat e gjelbra, varrezat dhe rruga e cila është për në kompleksion turistik Vali Ranch. Mbeturinat e ngrumbulluara janë kryesisht plastikë, letër dhe kanaqe, mirëpo është bërë edhe prerja e barishteve rreth rrugëve kryesore, sikur që ka nevojë në të ardhmen të bëhet edhe pastrami i lumit në drejtim të fshatit Kmetoc.
Komuna e Gjilanit çdo ditë është duke e vazhduar aktivitetin për pastrim, derisa të largohen mbeturinat dhe deponitë e egra të cilat janë evidentuar në lagje të ndryshme.