Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Livoq të Gjilanit, ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se në pyll ka vërejtur mjete të dyshuara shpërthyese.
Patrulla Policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti për deminim i FSK-së, dhe njësiti i KFOR-it, kanë identifikuar mjetet e dyshuara, bëhet fjalë për 14 copë granata dore të llojit F1 prodhim shqiptar.
Me vendimin e Prokurorit, rasti iniciohet si raport i veçantë.