Drita e ka triumfuar derbin e javës së gjashtë në Ipko Superligën e Kosovës derisa e ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Arbër Shala në pjesën e dytë të lojës, raporton Gazetasheshi.com.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Gjilani derisa në udhëtim e ka mposhtur me rezultat të pastër ekipin e Ferizajt 0-2.
Golat për ekipin e Sadat Pajazitit i realizuan Wilber Perez dhe Edon Sadriu.