Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Besa Baftiu, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se Kosova nuk i plotëson kriteret me numër të mjekëve për kokë banori.
“Është me rëndësi preventiva. Këtu ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të nivelit primar. Duhet të jetë në qendër mjekësia familjare. Ne nuk e kemi për arsye se nuk e kemi numrin e mjaftueshëm të mjekëve familjarë për kokë banori. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ne nuk i plotësojmë kriteret me numër të mjekëve për kokë banori. Zbulimi i hershëm i tuberkulozit do të bëhej qysh në mjekësinë familjare ku është kontakti i parë i qytetarëve me mjekun”, ka thënë ajo.
Edhe Baftiu e ka pohuar se barnat për trajtimin e kësaj sëmundjeje jepen falas.
Tuberkulozi tanimë dihet se është sëmundje e shërueshme pothuajse në çfarëdo faze, vetëm ndoshta në fazën terminale aty është rëndë. Ka qenë Fondi Botëror i cili jep për këto sëmundjesh dhe Kosova ka qenë pjesë e saj. Nuk e di se sa merr Kosova në këtë drejtim, por e di që barnat me të cilat trajtohet kjo sëmundje jepen falas”, ka theksuar ajo.