Federata e Futbollit të Kosovës e ka dërguar sot (e martë) një njoftim për media në të cilën njoftohej opinioni për anulimin e stërvitjes së Përfaqësueses së Kosovës e cila ishte paraparë që të zhvillohej (e nga ora 11:00, raporton Insporti.com.
Mirëpo, gabimet e mëdha drejtshkrimore nuk munguan në tekstin me pak fjalë me ç’rast u bë ‘masakër’ me drejtshkrim.
Gabimet filluan që nga titulli ku shkruhej: “Njoftim ngas FFK-ja”.
Më poshtë mund ta lexoni emailin origjinal të dërguar në adresë të medieve, email që bëri xhiro në rrjetet sociale.