Një burrë në Gjilan është arrestuar pasi që ka kërcënuar një zyrtarë policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. I dyshuari e ka kërcënuar oficerin e policisë pasi i njëjti i kishte shqiptuar një gjobë në trafik. Këtë e ka bërë medije Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Ja njoftimi i ploicisë:
Rr.“Mulla Idrizi”, Gjilan 18.10.2018 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka kanosur me fjale kërcënuese viktimën, zyrtarin Policor në detyrë. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.