Pas katër ndeshjeve të zhvilluara sot në kuadër të xhiros 11 të Ipko Superligës, tabela ka pësuar ndryshime të shumta.
Është Drita që me fitore ndaj Ferizajt ka ‘fluturuar’ në renditje dhe tani ndodhet në pozitën e pestë me 16 pikë.
Tri fitore radhazi kanë bërë që Drita, e cila është aktualisht kampione e Kosovës në futboll, të ngjitet lart në tabelë.
Deri para pak javësh, Drita ishte në pozitën e parafundit, pozitë kjo që ekipet i largon nga Superliga, por kanë mjaftuar disa fitore radhazi dhe tashti Drita dalëngadalë po i afrohet kreut të tabelës.
Për momentin, ende pa mbaruar xhiroja e njëmbëdhjetë, Drita radhitet e pesta në tabelë me pesë fitore, një barazim e pesë humbje, duke tubuar 16 pikë. Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani, ka një goldallim +5, ngase deri më tashti ka shënuar 21 gola dha ka pranuar 16. Për momentin, Drita ka sulmin më efikas në Superligë.
Në ndeshjen e radhës, Drita sërish do të jetë mysafirë dhe e do të ketë një ndeshje relativisht të lehtë, ngase do të jetë mysafire e KEK-ut në Obiliq, ekip ky që deri më tashti nga 11 ndeshje ka tubuar vetëm një pikë.