Kosova është në nivelin më të dobët të Ligës së Kombeve – Ligën D. Pjesë e kësaj lige janë përfaqësueset e vlerësuara më të dobëta në Evropë.
Por për një ndër trajnerët më të vlerësuar në Shqipëri, tash edhe në Kosovë, Shpëtim Duro, Kosova meriton të jetë një nivel më lart – C, aty ku është Shqipëria, shkruan Koha Ditore.
Ka argumente të forta për ta mbështetur mendimin që ka për Kosovën, vendin ku po punon tash e sa javë. Ai është trajner i skuadrës kampione Drita dhe që nga emërimi i tij në krye të skuadrës së Gjilanit, rezultatet janë pozitive. Drita e nisi keq stinorin, por shpëtimin e gjeti te trajneri Shpëtim.
“Kosova është më e mira në këtë ligë. Ka perspektivë, ka nivel shumë më të mirë se skuadrat e tjera. E ka treguar në këto katër ndeshjet e para, pavarësisht dy barazimeve që pati në Azerbajxhan dhe Ishujt Faroe. Ka lojtarë cilësorë që luajnë në klube të mira evropiane. I njoh shumë mirë. Amir Rrahmanin e kam pasur te Partizani. Ka shumë futbollistë të talentuar dhe e rëndësishme është të dalë e para në grup”, ka thënë ish-ndihmëstrajneri i Shqipërisë.
Duro 58-vjecar gjatë viteve 2006 e 2007 ishte ndihmës i ish-seleksionuesit të Shqipërisë, kroatit Otto Bariq./koha/