Në pesë vjetët e fundit në Kosovë mbi 90 punëtorë e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.
Kjo ka nxitur shqetësimin e organizatave që merren me të drejtat e punëtorëve, përfaqësues të të cilave bëjnë thirrje për siguri më të madhe në punë.
Autoritetet ndërkohë, thonë se po përpiqen të punojnë për ta përmirësuar këtë situatë.