Tre persona të dyshuar janë arrestuar nga policia në Gjilan, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dy persona të tjerë.
Viktimat në këtë rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.