Nënkryetari i LDK-së ka komentuar rastin e fundit të arrestimit të zëvendësministrit Musa Cena për ryshfet.
Thotë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk është imune ndaj krimit dhe korrupsionit.
Për këtë ai ka përmendur një varg arsyesh.
“Politika duhet me qenë gardian i bizneseve”, tha Haziri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.
“Ka edhe aktakuza tjera, ka aktakuza për krim të organizum, korrupsion, shantazh’, shtoi ai.
Kryetari i Gjilanit përmendi edhe Qeverinë e kaluar e udhëhequr nga shefi i tij partiak, Isa Mustafa.
Sipas tij, kjo ishte Qeveria e vetme që nuk ishte përfshirë në skandale të tilla.
Zëvendësministri i Zhvillimit Rural, Musa Cena, është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë ryshfet dhe ka keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar.