Të dashur nxënës,
Të nderuar drejtorë dhe mësimdhënes të të gjitha institucioneve edukativo – arsimore, ju njoftojmë se Drejtoria Komunale e Aarsimit ka nxjerrë urdhëresë, ku ndalon të gjitha parambrëmjet në formë të organizuar brenda dhe jashtë hapësirave shkollore.
Këtë vendim, Drejtoria Komunale e Arsimit e bazon në objektivat e saja në disiplinë dhe cilësi në arsim, si dhe evitimin e çfarëdo sjellje jo-etike që mund të ndodhin në organizimin e këtyre parambrëmjeve, kur kemi parasysh moshën e nxënësve (nën 18 vjeç).
Gjithashtu, barra financiare e prindërve është një tjetër faktor ndikues në parandalimin e këtyre parambrëmjeve.
Prandaj, të dashur nxënës, prindër, shkollat nuk qëndrojnë prapa paralajmërimeve të tilla për organizim të parambrëmjeve, dhe çfarëdo organizimi në këtë drejtim bie në kundërshtim edhe me ligjet në fuqi.
Në fund, edhe njëherë deklarojmë se Drejtoria Komunale e Arsimit ndalon organizimin e parambrëmjeve brenda apo jashtë shkollave, dhe të gjithë ata që kanë statusin e nxënësit obligohen t’i respektojnë vendimet e shkollave dhe në këtë rast Urdhëresën e Drejtorisë së Arsimit për ndalimin e parambrëmjeve. Suksese në mësim!