Në Seancën X me radhë ne KK- Gjilanit ne piken e rendit të ditës ne piken 2.7
Theksova:
E vlerësojmë lart punën e Komisionit për ndarjen e Bursave për studentë të dalluar, që ndan Komuna e Gjilanit. Komisioni e ka kryer me sukses punën e tij, paanshëm dhe me përgjegjësi të plotë. Është shumë e vërtetë që nga çdo garë nuk mund të përfundojnë të gjithë të kënaqur. Gara për bursë ka qenë e fortë, sepse kemi studentë të zot nga Gjilani, dhe natyrisht që edhe komisioni nuk e ka pas fare lehtë ta bëjë përzgjedhjen e përfituesëve, sepse të gjithë ata që kanë konkuruar, e kanë merituar të marrin bursën, por janë kriteret e vendimit të Kuvendit të komunës, respektivisht të konkursit ato të cilat i përcaktojnë përfituesit.
Poashtu, rekomandimet që i ka dhënë Komisioni në raportin final, duhet ti marrim si bazë mbi të cilën do ti marrim vendimet për përcaktimin e kritereve në të ardhmen. Bursat tani e tutje, qofshin edhe vetëm 20, ti ndahen atyre atudentëve që kanë notën më të lartë, për për kategoritë tjera si ato të luftës, atyre me gjendje të rëndë ekonomike, të ndahen në vete, sepse kësisoj po ballafaqohemi me diskriminim ndaj atyre studentëve me notë mesatare më të lartë. Gjithashtu, edhe koha kur hapet konkursi për bursa, të ndryshoj. Mendoj unë, konkursi të dal pas përfundimit të vitit akademik për të cilin edhe ndahen bursat. Pra, konkursi të hapet pas afatit të qershorit, meqë ky afat është i rregullt dhe nuk duhet të lejojmë që t’ia pamundësojmë studentëve të konkurojnë për bursë.
Janë disa shpenzime që deshëm ose jo nuk mund ti menjanojmë, por duke kursyer në dreka e darka, si dhe ne zbukurimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit, dmth disa bursa shtesë për studentë, që nënkupton investim për të ardhmen e vendit.dhe vota ime per pages ishte kunder,sepse kerkova që ky komision mos te paguhet ne menyr paushalla,qe u propozua nga shefi i grupit te ldk,Abdyl Aliu,por kerkova qe komision te paguhet me meditjet per punën meritor ne qdo takim si krejt komisionet qe jan paguar deri më tani!
Dhe po ashtu te pika 2.6 Informatë e Drejtorisë për Arsim rreth perfundimit të vitit shkollor: 2017-2018 dhe fillimi te vitit shkollor 2018-2019
Nga 1 shtatori e deri sot kur po flasim, domethën përgjatë dy muajve, bazuar në raportin e Policisë së Kosovës, nuk është regjistruar asnjë rast i narkotikëve nëpër shkollat e Komunës së Gjilanit. Kjo për mua paraqet shpresë, gëzim dhe besim për një të ardhme të qëndrueshme me një rini të shëndosh. E përgëzoi drejtorin e Arsimit, Nazim Gagica dhe stafin e kësaj drejtorie për një punë mirë dhe të përgjegjëshme, si dhe Policinë e Kosovës për punë profesionale.
Kemi rënie të dukurive negative në shkollat tona në Gjilan. Kjo nuk bëhet as lehtë e as shpejt, por me vullnet e angazhim, sinqeritet e përkushtim, bashkëpunim e koordinim ndërmjet gjitha institucioneve. Ju inkurajoj të vazhdoni tutje me këtë përkushtim, sepse duke investuar në arsim, dhe në të njëjtën kohë duke parandaluar degradimin e rinisë, ne kemi krijuar bazë të fortë mbi të cilën ndërtohet e ardhmja e shtetit.
Arta Haziri Nuhiu