Sot udhëtoi për në Helsinki delegacioni i LDK-së i cili merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.
Sipas kumtesës për media dërguar nga kjo parti, delegacionit i prin Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.
Kongresi i EPP-së mbahet me 7 dhe 8 nëntor në Helsinki dhe në fokus ka përgatitjet për zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Njëkohësisht, do të diskutohen poashtu edhe çështjet me interes madhor për qytetarët evropian si sfidat e migrimit ilegal, çështjet e sigurisë, konkurrenca globale dhe ndryshimet klimatike./kosovapress/