Muaj më parë kishte nisur implementimi i projektit të Federatës së Futbollit të Kosovës për ndërtimin e fushave sintetike për 12 skuadrat e Superligës.
“Shtëpia” e re e klubit gjilanas Drita tashmë po merr formë dita e ditës, e cila është duke u ndërtuar mbi tregun e veturave në Gjilan, raporton Gazetasheshi.com.
Ky stadium do jetë me bari sintetik dhe do të shërbejë që klubi bardh e kaltër ti zhvillojë seancat stërvitore dhe duelet kontrolluese.
Gjithashtu ky impiant do të vëhet në shërbim të shkollës së futbollit që pritet pikërisht këtu ti zhvillojë ndeshjet si vendas, si dhe ti kryejë senacat stërvitore, pasi që dihet se mungesa e tereneve sportive është njëri ndër problemet më të mëdha për Dritën dhe gjithë klubet tjera gjilanase.
Më poshtë mund ti gjeni edhe pamjet nga ndërtimi e sipër të këtij impianti: