Kosova është vatër e talentëve dhe kjo më së miri shihet në përfaqësimin që ka në futbollin ndërkombëtar.
Më shumë se tri Kombëtare mbahen me futbollist që rrënjet e tyre i kanë në Kosovë.
E shumë të rinjë ëndërrojnë që një ditë të arrijnë nivelin e të preferuarve të tyre.
Omar Hoxha, 11 vjeçai nga Gjilani dëshiron që një ditë të bëhet si Leo Messi.
Ai si tifoz i Barcelonës ëndërron që një ditë të bëhet si ylli argjentinas.
Omari luan si mesfushor ndërsa këmba “vrasëse” e tij është e majta.
Momentalisht, Omar Hoxha është pjesë e skuadrës U13 të Dritës së Gjilanit.