Rreth 1500 persona po i nënshtrohen testit me shkrim për zyrtarë në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Këta persona po i nënshtrohen testit i cili po mbahet në ambientet e Fakultetit Teknik, në Prishtinë për Zyrtarë Korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, sipas njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, kandidatëve nuk do i lejohet të marrin me vete në sallën e testimit telefonat dhe pajisjet e ngjashme dhe në rast se vërehet dikush se posedon telefon gjatë kohës së testimit do të diskualifikohet./Indeksonline/