Gjilani mbrëm është mbuluar nga ajri i ndotur.
Sipas matjeve në Gjilan, ajri mbrëm ishte në shkallë shumë të madhe të ndotjes.
Ajri ishte në shifrën 152, që është shifra e lartë e ndotjes së ajrit, që nga dimri i kaluar.
Ndotja e ajrit është shkaktuar pas rënies së temperaturave, por edhe për shkak të mungesës së erërave, të cilat e largojnë tymin e shkaktuar nga ndotësit e ndryshëm, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje dhe ndotja nga veturat.