Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot (14 nëntor) do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Kamenicës.
Takimi për aksionin e nesërm do të bëhet në ora 12:00 në oborrin e objektit të ri të Komunës së Kamenicës.
Të pranishëm në aksionin e ditës së nesërme përveç ekipit të Let’s Do It, do të jenë edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, nënkryetari i komunës dhe njëkohësisht edhe koordinatori i Task Forcës Faton Jakupi, anëtarët të tjerë e vullnetarë të shumtë.