Shoqata e transportuesve të udhëtarëve “Anamorava” kërkon nga qeverisja lokale e Gjilanit që të pengohet operimi i taksive ilegale, ngase ata vlerësojnë se është çrregulluar sistemi i transportit, dhe si palë e dëmtuar janë kompanitë e licencuara të transportit të udhëtarëve.
Shoqata kërkon nga institucionet që të zbatojnë Ligjin për transportin rrugor dhe të merren masat ose në të kundërtën do t’i detyrojnë kompanitë që të futën në grevë dhe të shkaktohet një bllokadë në transportin e udhëtarëve, shkruan sot Koha Ditore.
Kryetari i shoqatës, Rexhep Sejdiu, deklaron se nuk mund të tolerohet që kompanitë e transportit të udhëtarëve me licenca të operojnë me humbje financiare dhe se organet komunale duhet të sanksionojnë veprimet e kundërligjshme, të cilat janë duke u zhvilluar në Gjilan, ku edhe taksitë pa leje janë të pranishëm.Feim Azemi./koha/