Aksidenti që kishte ndodhur më 5 korrik të këtij viti në fshatin Malishevë të Gjilanit i ka marrë jetën personit të lënduar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima që kishte pësuar lëndim mbrëmjen e 5 korrikut ka vdekur gjatë ditës së djeshme për shkak të lëndimeve që kishte pësuar gjatë aksidentit.
“Me 13.11.2018 lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.