Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të tipit AK-47 ne Gjilan.
Një personit në Gjilan ju janë konfiskuar armë e tipit AK-47, 117 fishekë, 19 gëzhoja dhe katër predha të kalibrit 7.62 mm, njofton gazetametro.net.
Me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë AK-47, 117 fishekë, 19 gëzhoja dhe katër predha të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë.