Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga zavendësja e saj znj.Leonora Morina-Bunjaku priti në takim anëtarët e Klubit Alpin Gjilani.
Në këtë takim të ngrohtë, zavendës Ministria Leonora Morina Bunjaku, pasi shprehu kënaqësinë e saj me aktivitet e Klubit Alpin Gjilani i cili me aktivitete e saja, dhe eksepeditat që vazhdimishtë i bënë nëpër terrene të ndryshme të natyrës së bukur së Kosovës, po bënë dhe një punë jashtëzakonishtë të madhe në promovimin e bukurive natyrore që ka vendi ynë.
Klubi Alpin Gjilani faleminderon zavendës Ministren Leonora për mbështetjen që ofroi për KAGJ-in që në ditët në vazhdim edhe më shumë do të shtohen aktivitetet që kanë të bëjne me ekspeditat bjeshkatare dhe alpiniste mbrenda territorit të Kosovës.
Vizita e sotshme kishte karakter informues, dhe ne në ditët në vazhdim do të rrisim bashkëpunimin me zv. Ministren, që aktivitetet e KAGJ-it të bëjnë që vendi ynë Kosova të prezenton bukuritë bjeshkatare që ka në nivel ndërkombëtarë.
KAGJ faleminderon zv.Minstren Leonora Morina-Bunjaku për mikpritjen.