Gazmend Jakupi, student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB gjatë dy viteve të studimit ka realizuar projekte të rëndësishme në fushën e tij. Njëri nga këta projekte është edhe “Viber Crawler”, projekt i cili dëshmon se përdorimi i aplikacionit “Viber” cënon privatësinë e shfrytëzuesve të tij. Ky softuer, i quajtur “Viber Crawler” bën ekstraktimin e informatave të ndryshme nga serverët e Viber-it, që këtë Gazmendi e sheh si lëshim të madh të sigurisë në aplikacionin e Viber-it. Përmes këtij softueri nxirren informatat e shfrytëzuesve, si: numri i telefonit, emri, fotografia personale, informatat mbi shfrytëzimin e fundit të Viber-it (p.sh. “last seen today at 8:44 AM”) si dhe informata se a përdorë shfrytëzuesi këtë aplikacion a po jo. Pas ekstraktimit të të dhënave, shënimet ruhen në databazë sipas dëshirës si dhe fotografitë ruhen në diskun lokal për analizë dhe përdorim të mëtutjeshëm. Gazmendi tregon se ky projekt qe ai ka krijuar tregon qartë se përdorimi i Viber-it shkel privatësinë e përdoruesve. “Përmes softuerit që kam krijuar, qartë shihet dhe dëshmohet cenimi i privatësisë nga ana e Viber-it, si dhe demonstrohet dhe shihet ‘proof of concept’ që kjo metodë e ekstraktimit të informatave funksionon si dhe njëra prej mundësive mund të jetë edhe gjenerimi (dërgimi) i shumë mesazheve”, tha studenti Jakupi. Zhvilluesi i këtij softueri apelon që çdokush të ketë kujdes në vendosjen e të dhënave personale, si emrin dhe mbiemrin, fotografinë dhe shënimet tjera në aplikacionin e Viber-it, gjithashtu edhe në të gjitha aplikacionet tjera.
Read more: Studenti i AAB-së ka zhvilluar softuerin që dëshmon se përdorimi i Viber-it cënon privatësinë e shfrytëzuesve https://aab-edu.net/?p=25813