Ishte pjesë e ekipit të kabinetit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), që mori pjesë në një emision të radhës së “Oxygen Show”, ku falë njohurive që shpërfaqi në kuiz edhe u shpërblye, e mjetet e fituara, u dedikuan për organizatës “Pema”, Qendër kjo e Kujdesit Ditor për fëmijët me nevoja të veçanta.
Por, edhe në sfidën e dytë, po në emisionin “Oxygen Show”, sërish dija e tij u kurorëzua me fitore, e mjetet e fituara kësaj here shkuan për tri familje nevojtare.
Ky është, Enver Hajrullahu, këshilltar politik i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili tha se vetëm e mbajti një premtim që e kishte bërë, nëse do të dilte fitues.
“Shumën time të fituar në show emisionin “Oxygen” e ndava për tri familje, që sot kanë nevojë dhe shpresojmë që me ndihmën e Zotit do t’i tejkalojmë këto vështirësi edhe si familje edhe si popull. Gjithmonë do të kem nevojë për njëri – tjetrin, sepse jetojmë në një botë kalimtare dhe me sfida të shumta. Prandaj edhe duhet të qëndrojmë dhe ta ndihmojmë njëri – tjetrin” ka thënë ai, transmeton 2LONLINE.
Duke folur për këtë veprim të tij, Hajrullahu, i cili është edhe anëtar i Kuvendit Komuna të Gjilanit, tha se duhet të jemi transparent për veprat dhe punën që bëjmë, dhe mbi të gjitha të ketë efekt sensibilizimi që duhet t’i qëndrojmë pranë familjeve me nevojë.
Ai ka postuar në profilin e tij edhe disa fotografi të familjarëve të ndihmuar, e që, siç thotë, me dashamirësi dhe ngrohtësi sot qëndruan bashkë.