Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se si bashkëpunim qytetarë – komunë po jep rezultate së paku në komunën që ai drejton.
Sipas tij, banorët e fshatit Koretin kanë participuar për zgjerimin e rrugës pasi ata nuk ishin pajtuar që vetëm të asfalohet por edhe të zgjerohet rruga deri në pesë metra.
Ai ka thënë se, “ëdhe një projekt i rëndësishëm i përfunduar shpejt dhe mirë. Rruga në fshatin Koretin u shtrua. Kjo rrugë ishte e paraparë të ishte vetëm 3 metra gjerësi. Pasi pranuam kërkesë nga banorët për zgjerimin e këtij aksi, me një participim të tyre arritëm që këtë rrugë ta zgjerojmë në 5 metra. Në këtë projekt për gjerësinë prej 5 metrash, kanë participuar edhe banorët e kësaj zone”.
“Është për t’u lavdëruar gatishmëria e banorëve për bashkëpunim dhe bashkëfinancim të projekteve. Ky bashkëpunim qytetarë – komunë është tepër i rrallë në Kosovë dhe është për t’u admiruar. Qytetarët tanë janë modestë dhe racionalë. Ata i kanë parasysh mundësitë e kufizuara të komunës. Për këtë arsye ne duhet të jemi në nivel të detyrës dhe ta vëmë tërë potencialin tonë në shërbim të tyre”, ka shkruar Qëndron Kastrati në një postim të tij në Facebook.