Qytetarët e Kosovës kanë paguar barna shumëfish më të shrenjta deri në vitin 2017, kështu të paktën ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili po publikon vazhdimisht dëshmit rreth abuzimit të çmimeve me barna në kuadër të javës anti-korrupsion.
Barna e cila njihet me emrin “Imatinibit”, përdoret në sasi të mëdha nga të sëmurët me kancer dhe leukemi, e për këto kosovarët kanë paguar shumëfish më shtrenjtë deri në fund të vitit 2017, blerja e këtij bari për një tabletë kushtonte 32 euro dikur, kurse tani tani ai kushton për vetëm 3.69 euro, njofton gazetametro.net.
Kontrata vjetore e këtij bari ishte prej 652 mijë euro deri më herët, kurse për vitin 2018 kontrata e barit i ka kushtuar ministris afro 75 mijë euro për një vit.
“1 në 6 vdekje në botë ndodhë prej sëmundjes së kancerit. Për shkak të korrupsionit barnat kundër kancerit tek ne janë blerë shumëfish më shtrenjtë. Imatinibi, më herët është blerë për 652 mijë euro, ndërsa sasinë e njëjtë këtë vi ne e kemi blerë për 75 mijë euro. Në vetëm një kontratë ne kemi shpëtuar 577 mijë euro. Në total, për barnat kundër ne kemi shpëtuar rreth 1 milion euro. Barna më shumë, çmime më të lira”, ka shkruar ministri Ismaili.
Përndryshe, ministri Ismaili dje ka nisur publikimin e dëshmive për çmime abuzive në blerjen e barnave që kanë ndodhur viteve të kaluara. Ai ka treguar se vetëm gjatë vitit 2018 janë blerë 6 milionë euro më lirë barna sesa vitet paraprake për të njëjtat sasi.