Një “Top i Artë”, një “Këpucë e Artë” dhe dy lojtarë në formacionin e viti, FC Drita kremton suksesin historik duke u shpallur edhe zyrtarisht si klubi më i mirë në vend për vitin 2018, shkruan Gazetasheshi.com.
Në listën e më të mirëve gjenden edhe Kastriot Rexha si dhe trajneri Bekim Isufi që poashtu ishin të zgjedhurit e vitit 2018 me suksesin e arritur me bardhekaltërit.
Ekipi gjilanas triumfoi titullin e kampionit dhe Superkupën e Kosovës këtë vit, derisa pati paraqitje briliante edhe në garat ndërkombëtare, derisa ishte pjesë e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligës.
“KRENARIA E QYTETIT TANI ËSHTË KRENARIA E KOSOVËS, FC DRITA
Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur sot manifestimin tradicional “Laueratët e Vitit 2018”, në hotelin ‘Emerald’ në praninë e mysafirëve të shumtë.
FC Drita është shpallur ekipi më i mirë për vitin 2018 nga Federata e Futbollit të Kosovës. Këtë cmim FFK e ndau për paraqitjet fantastike në Superligën e Kosovës dhe poashtu në arenën ndërkombëtare.
Në Top 11-shen e vitit për vitin 2018 janë edhe lojtarët tanë:
Xhevdet Shabani
Endrit Krasniqi
Xhevdet Shabani njëherit nderohet edhe me cmimin Futbollisti më i mirë i Superligës për vitin 2018 i zgjedhur nga SHGSK.
Betim Haxhimusa shpallet golashënuesi më i mirë i vitit 2018
Vlen të përmendet që në listën e më të mirëve gjenden edhe ish lojtari ynë Kastriot Rexha si dhe ish trajneri Bekim Isufi që poashtu ishin të zgjedhurit e sezonës 2017/2018″, është publikimi i fundit i klubit gjilanas.
Foto: Betim Haxhimusa (golashënuesi më i mirë), Feti Murseli (klubi më i mirë), Endrit Krasniqi (në formacionin e vitit)