Suksesi i arritur këtë vit në ciklin parakualifikues në Ligën e Kampionëve dhe pjesëmarrja në Ligën e Evropës ka bërë që klubi i Dritës të jetë ranguar më së larti në UEFA nga të gjitha klubet tjera të Kosovës,.
Shtëpia e Futbollit Europian ka publikuar listën e re në të cilën Drita është në pozitën e 372-të me koeficient 1,500 për vitin 2018-të.
Ndërkohë pas Dritës vjen Prishtina e renditur në pozitën e 402 me 1,250 koeficient, ndërsa Trepça ’89 renditet në pozitën e 447-të me 0,500 koeficient.
Ditë më parë klubi gjilanas u shpall si klubi më i mirë në Kosovë për vitin 2018 nga Federata e Futbollit e Kosovës.