Gazetari Halil Halili, ka marrë lajmin e madh sot pas disa muajsh trajtimi shëndetësor, ai më në fund ka arritur të mund sëmundjen e kancerit.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook duke treguar se rezultatet përfundimtare të terapiave kanë rezultuar se sëmundja nuk ekziston më.
Ai ka falenderuar të gjithë ata që e përkahen dhe i qëndruan afër duke i ndihmuar në aspektin financiar dhe moral, krejt në fund ai ka thënë se tani është i “shnosh si molla, ju dua”.
Më poshtë postimi i Halilit:
Sot e mora rezultatin mas perfundimit te terapive dhe rezultoj qe smundja ma nuk ekziston.
Per kete dite t’sotme meritat ma t’mdhaja i keni gjithe ju qe n’ditet ma t’veshtira ishit afer meje dhe familjes time. Na u gjetet ne te gjitha mnyrat, si ne aspektin financiar edhe me mbeshtetje morale.
Ka gjasa qe mjeket vendosin ta vazhdoj tretmanin per shkaqe sigurie, n’mnyre qe te ulen minimalisht gjasat e rikthimit te semundjes, por e rendesishme osht qe une sot jam i shnosh si MOLLA. Ju Dua.