Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është një përkrahës i madh i sportit.
Ndërsa, si çdo kush tjetër edhe ai ka skuadrën e preferuar të cilën e simpatizon, transmeton Gazetasheshi.com.
Nuk është Real Madrid, Barcelona e as Manchester United.
“Kam qenë gjithmonë tifoz i Arsenalit. Edhe para ardhjes së Xhakës dhe Mustafit unë kam qenë tifoz i Arsenalit. Më ka pëlqyer qysh nga koha e Thierry Henryt, ndërkohë tani shqiptarët po shtojnë edhe më shumë dashurinë ndaj Arsenalit”, deklaroi Haziri në emisionin “Prive” në Klan Kosova.
Ndërsa, si i ri kujton kohën kur simpatizonte Prishtinën e Fadil Vokrrit.
“Ndërkohë kur kam qenë i vogël kam bërë tifo për Prishtinën e Fadil Vokrrit, pasi koha dhe rrethanat ishin të tilla”, potencoi Haziri.