Iliri, prej më shumë se 20 vitesh, si i përndjekur politik kishte mërguar në Francë ku i ishte kushtuar veprimtarisë patriotike, në mbështetje të çlirimit dhe ndërtimit të Kosovës. Ai kishte krijuar miqësi e lidhje të fuqishme me politikanë francezë dhe të tjerë, të Evropës përmes të cilëve kishte lobuar për Kosovën. Sensibilizimin me çështjen e Kosovës e kishte bërë në organizatat evropiane me seli në Strasburg e gjetiu, në të cilat kishte qasje të vazhdueshme.
Ilir Mustafa është shpallur “Qytetar Nderi i Gjilanit” nga ana e Lutfi Hazirit.
Ilir Mustafa, për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat e studentëve dhe dënimit me burg, për këtë arsye, në vitin 1981, ishte detyruar të migrojë jashtë, për t`i shpëtuar përndjekjes nga policia serbe.
Në vitet 1989 – 1995, Iliri ka qenë pjesë e fuqishme e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan.
Gjatë qëndrimit në Francë, bëri një punë të palodhshme në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Gjilanit dhe qytetit të Luterbahut, duke arritur edhe t`i binjakëzojë këto dy komuna, në vitin 1996.
Ka qenë anëtar aktiv i Shoqatës “Lëvizja për një alternativë jo-violente” në Francë, sikurse edhe veprimtar në shoqata të ndryshme humanitare, pastaj themelues dhe nënkryetar i Shoqatës “Kosovo Ensemble” (Bashkërisht për Kosovën), me seli në Francë.
Në vitin 2000 Ilir Mustafa ka bërë themelimin e Qendrës Kulturore Francë-Kosovë në Gjilan, pastaj në vitin 2002 ka themeluar Shoqatën e mësimdhënësve të gjuhës frënge në Kosovë, më vonë edhe Agjensionin për Demokraci Lokale në Kosovë (Gjilan), mbështetur nga Këshilli i Europës.
Iliri ka qenë gjithashtu edhe këshilltar politik i kësaj Agjencie dhe ndërmjetësues i suksesshëm për futjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës në Kongresin e Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit e Europës, në cilësinë e vëzhguesit.
Ka ndërruar jetë më 3 prill 2017, pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes shëndetësore.
Iliri, prej më shumë se 20 vitesh, si i përndjekur politik kishte mërguar në Francë ku i ishte kushtuar veprimtarisë patriotike, në mbështetje të çlirimit dhe ndërtimit të Kosovës. Ai kishte krijuar miqësi e lidhje të fuqishme me politikanë francezë dhe të tjerë, të Evropës përmes të cilëve kishte lobuar për Kosovën. Sensibilizimin me çështjen e Kosovës e kishte bërë në organizatat evropiane me seli në Strasburg e gjetiu, në të cilat kishte qasje të vazhdueshme.
Angazhimi i tij ka sjellë veç tjerash edhe themelimin e asociacionit “Kosova-Ensemble” (Kosova – Së bashku) me seli në Francë. Kjo organizatë e kishte edhe zyrën e saj në Kosovë, gjegjësisht në Gjilan dhe ka ndihmuar me shumë projekte në këtë qytet e gjetiu.
Iliri ka vdekur në moshën 57 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë. /rajonipress/