Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, ka konfirmuar se në Degën Civile, lëndët presin më tepër.
Ndërkaq, i pyetur për lexuesit e Agjencionit të Lajmeve “GJILANI.INFO”, se, pse po ndodhë kështu, ai, ndër tjerash, tha: “Lëndët civile po presin më tepër, sepse, janë më të ndijshme, dhe se aty preket interesi personal i njerëzve”.
Kryetari Azizi, ka thënë, se për t’a kthyer situatën në binarët e duhur, rëndësi më të madhe u ka dhënë gjyqtarëve të rinjë, për t’i vendosur aty, bazuar në besimin ndaj aftësive dhe kreativitetit të tyre.
“Dua të bëjë reforma në atë degë, sepse, kemi nevojë, të kemi aty gjyqtarë që janë me kreativ dhe më të zotë”, ka thënë ai.
Sipas tij, edhe pse është rritur numri i gjyqtarëve dhe krahas kësaj edhe të ardhurat e tyre, aty janë evidente çalimet.
“Jam i bindur se me politikën që po e ndjekim, gjyqtarët e rinjë, apo më mirë thënë, ky gjak i ri, do të bëjë kthesa pozitive duke dalë faqebardhë me punën e tyre”, ka shprehur besimin kryetari Azizi.
Ai, ka thënë, se vizioni i tij është i qartë. Me iu dhënë lëndët civile gjqtarëve të rinjë në mënyrë që të ecet si duhet edhe këtu, duke ua mundësuar qytetareve që të marrin të drejtën që u takon, e jo të ketë vonesa, sepse e drejta e vonuar ndryshe është padrejtësi./GJILANI.INFO/