Natën e Krishtlindjeve Ortodokse tre kosovarë nga Prizreni janë arrestuar në Beograd pasi kanë bërë grafitet me emrin e UÇK’së në veturën që ishte mbuluar me borë të një qytetari serb, transmeton Gazeta Metro.
Tre kosovarët me inicialët I.B., SH.B. dhe D.K., janë arrestuar dhe ju është vënë masa e burgimit prej 55 ditë në Beograd, njofton “Novosti”.
Një qytetar serb ka reaguar menjëherë kur e ka parë mbishkrimin në veturën e tij dhe ka lajmëruar policinë e qytetit, ku të njëjtit kanë arritur të identifikojë tre kosovarët në lidhje me këtë rast.