Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duhet të jenë pjesë e tavolinës së bisedimeve në dialogun me Serbinë.
Haradinaj ka thënë se LDK duhet ta gjejë një formulë që të marrë pjesë në dialogun me Serbinë, sipas tij i vetmi nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka një mendim më ndryshe nga anëtarët e tjerët të kësaj partie.
Ai ka thënë nëse LDK dhe VV i bashkohen dialogut zërat për korrigjim kufijsh dhe Zajednicës do të shuhen dhe do të forcohet ideja që nuk duhet të implementohen këto dy ide.
“Nuk e di çka ka dashtë me thanë me atë punë Isa Mustafa. Me rëndësi është që LDK ta gjejë një formulë, mos të mungojë roli i LDK’së në procese nacionale, këtu e kam fjalën për dialogun. Ta zamë nëse LDK është kundër korrigjimit të kufijve, veç Lutfi Haziri që ka dalë ndryshe, nëse kishin ardhë në tavolinë, ishin forcu ata zëra, nëse VV ish kanë kundër Zajednicës, duke ardhë në tavolinë e forcojnë këtë ide. Duke mbetur larg procesit, atëherë forma mbetet në rrugë, nës eka forma të kundërshtimit institucional ma mirë është më i drejtu në ato forma”, ka thënë Haradinaj./gazetametro.net