FC Drita e ka përjahtuar nga skuadra futbollistin Ervis Kaja për shkak të mungesës së këtij të fundit në fazën përgatitore.
Klubi gjilanas ka njoftuar për shkëputje të kontratës në mënyrë të njëanshme pasi që futbollisti në fjalë ka thyer rregulloren e klubit.
“FC DRITA ju njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me qendër mbrojtësin Ervis Kaja.
Kaja pa ndonjë arsye nuk ju ka përgjegjë ftesës së klubit për fillimin e fazës përgaditore, kështuqë në bazë të rregullores së brendshme të klubit si dhe ligjit të punës, FC DRITA ka marrë vendim për shkëputjen e njëanshme të kontratës me lojtarin!
Ju kujtojmë se FC DRITA ka filluar fazën përgaditore me datë 07 Janar!”, thuhet në njoftim.