Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale konkurs për punëtorë shëndetësor
Komuna e Gjilanit, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka publikuar një konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në disa QMF në Gjilan, transmeton GjilaniOnline.
I.- Titulli: /1/ një teknik laborant
Kushtet:
– Pregaditja e lartë profesionale /baqellor/ -drejtimi laborant i biokimisë
– të jetë i/e licencuar
Kontrata e punës : në kohë të pacaktuar
Koeficienti: 5.4o
Orari i punës: 40 orë në javë
Puna provuese: /6/ gjashtë muaj.
II.- Titulli: /1/ një teknik/e, të stomatologjisë
Kushtet:
– Shkolla e mesme e mjekësis / drejtimi teknik i stomatologjisë/
– Të jetë i/e licencuar
Kontrata e punës: në kohë të pa caktuar
Koeficienti: 4.80
Orari i punës:40 orë në javë
Puna provuese: 6 /gjashtë/
III.- Titulli: /1/ një infermier/e, për punë në Ambulancën e Mjekësis Familjare në Fsh. Vërbicë e Zhegocit.
Kushtet: – shkolla e mesme e mjekësisë /drejtimi i përgjithshëm/
– Të jetë i / e licencuar
Kontrata e punës: në kohë të pa caktuar
Koeficienti: 4.80
Puna provuese: /6/ gjashtë muaj.
Çdo aplikues për pozitat e lartcekura duhet të plotësoi dhe dorëzoj dokumentacionin me sa vijon:
– Fletë aplikacionin e plotësuar
– Dokumentacionin mbi përgatitjen dhe kualifikimin profesional/ fotokopje/
– Licencën e punë
– Dëshmin nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime ( e vlefshme brenda afatit gjashtë mujor)
– Çertifikatën mbi gjendjen shëndetësore (e vlefshme brenda afatit gjashtë mujor)
Të gjithë kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë , do të ftohen në intervistë dhe për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë.
Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në Arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, gjegjësisht në zyrën për marrdhënie me publikun-shërbimi me qytetarë.
Afati për aplikim është /15/ pesëmbëdhjetë ditë, nga dita e shpalljes publike në gazetë ditore, dhe mjete tjera të informimit,
Dokumentet e pa kompletuara dhe ato të cilat arrijnë pas afatit nuk do të shqyrtohen.