Këshilli i SBASHK-ut ka vizituar çerdhen “Xixëllonjat” në ditën e shtatët të grevës, me këtë rast gjatë këtij takimi, ftuan të gjithë mësimdhënësit të vazhdojnë grevën, raporton EO.
Ahmet Pllana, që udhëheq me SBAShK-un në Prishtinë, tha se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Kemi ardhur këtu për me ju dhanë kurjao për vazhdimin e kësaj greve. Dje kemi pasë një takim ku unanimisht të gjitha komunat kanë qenë të mendimit që greva të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave, nuk po kërkojmë paga, por po kërkojmë koeficientin”.
Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, tha se në rast se bëhet presione nga ana e prindërve atëherë sipas ligjit ka mundësi qe të mos të paraqitën fare në shkollë.
“Në mbledhjen e këshillit kanë qenë të pranishëm edhe kryetarët dhe unanimisht ata kanë deklaruar pasi oferta e Haradinajt s’kishte përfshirë të gjithë, p.sh çerdhet dhe fakultetet”.
“SBAShK-u edhe më tutje vazhdon me grevë. Në rast se bëhen presione nga ana e prindërve atëherë sipas ligjit ka mundësi qe të mos të paraqitën fare në shkollë. Urojë që sa ma shpejtë të marrinë më seriozisht kërkesat tona. Ata që me së shumti e duan shkollën janë mësimdhënësit”.
Atdhe Hykolli, nënkryetarë i BSPKS-së, tha se përkrahin kërkesat e mësimdhënësve dhe do pret që ato të realizohen, raporton EO.
“Puna juaj është shumë e vlerësuar, unë punojë në fakultetin Edukimit, e shoh se studentët mezi presin me ardhur këtu me marr një praktikë. Edukimi, arsimi janë ato gjëra që ju ja jepni komponentë e parë kjo është thirrje për të gjithë neve se edhe ne duhet të dimë si të flasim me prindër”.