Gjendje emergjente është për momentin në Mitrovicë, atje mbi 100 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar nëpër horizontet e kësaj miniere si pasojë e djegies së largpërçuesit kryesor që ndodhet në Parkun e Biznesit në Mitrovicë, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së punëtorëve në Stantërg, Shyqyri Sadiku, duke treguar se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme përmes lidhjeve elektrike alternative të mundësohet dalja nga zgafella e minatorëve.
Ai ka treguar se më shumë se një orë është ndërprerë rrym elektrike dhe në horizontin e tetë, nëntë dhe dhjetë kanë mbetur të bllokuar minatorët e Trepçës, transmeton Gazeta Metro.
Minatorët janë jashtë rrezikut për jetë pasi miniera ka ajrin natyror dhe nuk mund të ketë ndonjë përkeqësim të gjendjes, në vendin e ngjarjes kanë dal ekipi i shpëtimi dhe po mundohet që të kontaktojë minatorët.
Metro do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.