Qemajl Mustafa ish-kryetari i Gjilanit përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se Komuna e Gjilanit është e uzurpuar me njerëz të pameritueshëm e të pa denjë.
Ja postimi i plotë:
Kundërshtitē që bashkëjetojnë. Me Gani Nezirin, Enver Shabanin e Hevzi Xhelilin në një ndejë dhe diskutim të mirë në restoran Bujana në Gjilan.
Ganiu edhe kur nuk pajtohet me ne ndojherë, është i këndshëm dhe plotësisht i hapur e i sinqertë.
Vazhdojmë me konsolidimin e Partisë Demokratike për hatër të Gjilanit. Rikthimi i qytetarëve në qeverisjen e Gjilanit është edhe i sigurtë, edhe i vetmi opcion, edhe i domosdoshëm. Sot, komuna është e uzurpuar me njerëz të pameritueshëm e të pa denjë. Shkojmë përpara të shumtë e të bashkuar…
Qemajl Mustafa Sot, komuna është e uzurpuar me njerëz të pameritueshëm e të pa denjë!