Ekonomia serbe ka pësuar 66 milionë euro humbje përvetem dy muaj, që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksës 100% ndaj produkteve serbe.
Ministri i Turizmit dhe Telekomunikacionit në Serbi, Rasim Ljajiq ka thënë se Serbia pësoi humbje prej 66 milionë eurove për dy muaj duke theksuar se nuk është i sigurt se kriza do të përfundojë.
“Nuk e di nëse do të ndodhë rënia e taksës apo rënia e qeverisë në Prishtinë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se taksa ka shkaktuar dëme ekonomike të konsiderueshme në ekonominë serbe, por edhe tek biznesmenët dhe konsumatorët kosovarë.