Kuvendi i Kosovës me shumicë e ka votuar Ligjin e Ri për Paga, e kategoria që ka përfituar më së shumti nga kjo janë profsionistët shëndetësorë.
Sipas Ligjit të Ri për pagat, mjekët specialist tani do të marrin plot 1200 euro në muaj pagsë standard bruto.
Mjekët dhe infermierët kosovarë, me votimin e ligjit të ri, tashmë do të kenë pagat më të larta në rajon në krahasim me kolegët e tyre.
Ata do të paguhen më shumë sesa kolegët në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje.
Me ligjin e ri, mjeku specialist, në Kosovë do të paguhet 1195 euro në muaj.
Kolegët e tyre në Shqipëri paguhen 556 euro, në Serbi 667 euro, Maqedoni 700 euro dhe në Bosnje 718 euro.
Mjeku i përgjithshëm tani në Kosovë do të paguhen 836 euro.
Kolegët e tyre në Serbi paguhen 549 euro, në Maqedoni 400 euro, ndërsa në Bosnje 511 euro.
Kryeinfermierët në Kosovë, tani do të marrin paga prej 621 euro, derisa kolegët e tyre në Shqipëri paguhen 339 euro dhe në Serbi 402 euro.
Pagat më të larta në rajon do t’i kenë edhe infermierët në Kosovë në karahasim me ato të rajonit. Me ligjin e ri, infermierët kosovarë do të paguhen ga 537 euro.
Ndërkohë, në Shqipëri, një infermiere paguhet 308 euro, në Serbi 343 euro, në Maqedoni 297 euro, ndërsa në Bosnje 306 euro.
Kjo është rritja më e madhe e pagave që u është bërë profesionistëve shëndetësorë në Kosovë ndonjëherë.